Së fundmi bëhet me dije se aktori ukrainas Pasha Lee ka humbur jetën në betejën e tij me forcat ruse që pushtuan qytetin në perëndim të Kievit. Pasha Lee ishte vetëm 33-vjeç dhe mori armën që të luftonte kundër forcave ruse në Irpin. Lee thuhet se iu bashkua Forcave të Armatosura të Ukrainës javën e kaluar për të mbrojtur atdheun e tij gjatë pushtimit të vazhdueshëm.

Vetëm dy ditë më parë, aktori kishte ndarë një postim në llogarinë e tij në Instagram, ku shihej bashkë me një kolege të veshur me uniformë ushtrie.
Për 48 orët e fundit kishim një mundësi për t’u ulur dhe për të bërë një foto se si po bombardojmë dhe ne po buzëqeshim sepse do t’ia dalim. Ne po punojmë.

Aktori ka lujatur në filma si: “Meeting of Classmates”, “The Fight Rules”, “Selfie Party” dhe “Zvychayna Sprava”. Ai gjithashtu ishte prezantues në kanalin DOM dhe bëri punë si dublues në filma si “The Lion King” dhe “The Hobbit”. Ndërkaq, kreu i Programit Botëror të Ushqimit, David Beasley, ka paralajmëruar se konflikti në Ukrainë mund t’i rrisë çmimet globale të ushqimit dhe të ketë ndikim katastrofik për më të varfrit në botë.
Ukraina dhe Rusia janë dy eksportuese kryesore të produkteve ushqimore bazë dhe lufta tashmë ka goditur prodhimin. Beasley tha se situata rrezikon të shkaktojë uri në mesin e më shumë njerëzve. Rusia dhe Ukraina eksportojnë rreth një të katërtën e grurit në botë dhe gjysmën e produkteve të lulediellit, si farat dhe vaji. Ukraina gjithashtu shet shumë misër. Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Perëndimi i ka vendosur disa sanksione të ashpra shtetit rus.