Botë e Çuditshme

Ecën mbi kabllon e lidhur mes dy kullave në Dubai në një lartësi prej 224 metra, estonezi thyen rekord!

Estonezi Jaan Roose, 37-vjeç ka marrë guximin të ecë nëpër një kabllo që ishte ngjitur në dy kulla të Dubait që gjendeshin 100 metra larg njëra-tjetrës. Kampioni i trefishtë botërorë, arriti të thyej një rekord tjetër duke ecur nëpër kabllo mes dy kullave Jumeirah në Dubai që janë 224 metra të larta. Performanca e tij shënon fillimin e edicionit të tretë të Samitit Billion, një ngjarje që mbledhë 15 mijë influencues dhe krijues kontentesh të mediave sociale.

Pamjet e filmuara me dron shfaqin të riun duke ecur mbi kabllo dhe nuk shfaqte fare frikë derisa ishte në një lartësi të madhe. Kjo nuk është hera e parë që ai kryen ecje të tilla të rrezikshme pasi ka ecur mbi kabllo edhe nëpër shtete tjera të botës.