Showbiz

Ed Sheeran heq dorë nga Instagrami: “Është koha për një pushim”

Këngëtari i famshëm britanik Ed Sheeran ka korrur një sukses të jashtëzakonshëm përgjatë vitit 2019 falë albumit të tij “No.6 Collaborations”.

Ai u shpall artisti më i pasur britanik për këtë vit në listën e publikuar nga “Forbes” ndërkohë që ka që në vitin 2017 që nuk është shkëputur nga puna e tij duke sjellë gjithmonë muzikë të re e duke dhënë koncerte në kuadër të turneut muzikor.

Pas një kohe kaq të gjatë Ed Sheeran ka vendosur të bëjë një pushim si nga muzika po ashtu edhe nga rrjetet sociale. Me anë të një deklarate të bërë online, ylli i muzikës njofton fansat e tij se e ka të nevojshme të pushojë e të udhëtojë botën, të shohë vende të reja e të frymëzohet që të kthehet më pas me projekte të reja muzikore.