Sardegna, ashtu si Greqia, ka ndërmend t’i detyrojë të gjithë turistët që t’i nënshtrohen testeve serologjike. Ideja i është komunikuar edhe qeverisë në Romë. Në vende të tjera është diskutuar mundësia e një “pasaporte imuniteti”, një dokument dixhital, që dëshmon se organizimi i mbajtësit i ka antitrupat e koronavirusit, dhe ka arritur ta eliminojë atë. Kjo nënkupton se personi në atë moment, nuk është as i infektuar dhe as infektues.