Bota

Egjipti dënon qindra protestues ‘pro-Morsi’

Në Egjipt është dhënë sot vendimi për më shumë se 700 persona që protestuan në mbështetje të “Vëllazërisë Myslimane” pasi Presidenti Mohammed Morsi u rrëzua në vitin 2013. Gjykata konfirmoi dënimin me vdekje për 75 vetë dhe burgim të përjetshëm për 47 të tjerë, duke përfshirë udhëheqësit islamikë. Dhuna shpërtheu në protestën e vitit 2013 në sheshin Rabaa al-Adawiya të Kajros, me qindra të vrarë nga forcat e sigurisë.