Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, një moment tensioni ka shpërthyer mes Gjestit dhe Eglit para gjumit.
Gjesti ishte i përfshirë në krijimin e një kënge të re dhe disa fjale që dukeshin si dedikim për një person jashtë shtëpisë, diçka që tërhoqi vëmendjen e Eglit.
Këto fleta, artisti i ngjiti tek pasqyra që mban pranë shtratit, ku në të cilën Egli i kishte shkruar një mesazh të ndjerë gjatë periudhës kur ai ishte i izoluar në “shpellë” dhe Gjesti i fshiu.
Këto veprime e kanë lënduar Eglin duke vënë në pikëpyetje marrëdhënien e tyre dhe nëse Gjesti me të vërtetë kishte dikë jashtë.
Ajo i ka kërkuar një shpjegim, duke e pyetur se cila është domethënia e këtyre shkrimeve, teksti i këngës kuptohej pasi ai ishte artist dhe jo gjithmonë është një dedikim, por të tjerat të bëjnë të dyshosh. Ai i është përgjigjur duke i thënë se:
Është diçka personale për mua… Është nga shpirti im.
Egli ka insistuar duke i shprehur:
Duhet ta di… Janë dedikime? A janë mesazhe të fshehta? Mos më merr për budallaqe! Po ia dërgon këtë mesazh dikujt jashtë: “Të lutem, kuptomë.” Çfarë duhet të kuptojë nga kjo? Po bësh lojë me mua?
Gjesti ka vijuar duke i shpjeguar se:
Po të them, është diçka personale.
Ndërsa Egli nuk bindej nga përgjigjja e tij:
Arti është aty, por ato dy fjalët janë një mesazh për jashtë! Kujt po ia dërgon?
Ky dialog ka lënë shumë pikëpyetje për ndjenjat e dy banorëve dhe mundësinë që mesazhet të kenë një kuptim të fshehur për dikë jashtë shtëpisë. A është kjo thjesht një këngë apo një formë komunikimi të koduar?
Edhe pse këngëtari i ka shprehur se ka të bëjë me familjen dhe shumë simbole të përdorura kanë ndikuar në jetën e tij, janë pjesë e historisë së jetës.
Atmosfera mes tyre po bëhet gjithnjë e më e tensionuar dhe misterioze.