Gossip Showbiz

Egli Tako paralajmëron një tjetër bashkëpunim surprizë? Po me kë?

Ish-finalistja e “Big Brother VIP Albania 4”, këngëtarja Egli Tako ka paralajmëruar rikthimin e saj në skenën muzikore me një projekt të ri. Artistja e njohur për zërin e saj të veçantë dhe interpretimin emocional, ka zbuluar se kënga e ardhshme do të jetë një bashkëpunim me një tjetër emër të muzikës.

Ende nuk janë bërë të ditur detajet rreth partnerit që do ta shoqërojë në këtë këngë, por fansat tashmë kanë nisur të hedhin hipoteza dhe të presin me padurim surprizën e saj.

Në një postim në InstaStory, Egli shkroi shkurt:

O jetë, po vjen kënga e radhës

-duke shtuar edhe më shumë kuriozitetin e ndjekësve.

Ky projekt shënon një hap të ri në karrierën e saj, pas shkëputjes nga menaxhimi i këngëtares Fifi, me të cilën më parë kishte bashkëpunuar ngushtë.

Edhe pse nuk janë dhënë detaje për arsyet e ndarjes profesionale, duket se Egli është e vendosur të ndjekë rrugën e saj në mënyrë të pavarur dhe të sjellë risi për publikun.

Mbetet për t’u parë se çfarë do të sjellë këngëtarja në këtë kapitull të ri muzikor.