Ish-finalistja e “Big Brother VIP Albania 4”, Egli Tako, ka tërhequr vëmendjen me një fotosesion të ri në rrjetet sociale. E veshur me një fustan të shkurtër të zi dhe një kapelë elegante në kokë, bukuroshja ka marrë një sërë komplimentesh nga ndjekësit, të cilët nuk ngurruan ta vlerësojnë për pamjen dhe stilin.
Me një përshkrim thumbues:
Ngeli pak bakllava nga Bajrami
Egli e shoqëroi postimin me doza humori, duke e bërë edhe më të komentuar nga fansat.
Përveç paraqitjes së saj, Egli ka qenë në qendër të vëmendjes edhe për një dramë të krijuar kohët e fundit me këngëtaren Filloreta Raçi, e njohur si Fifi.
Projektet muzikore që kishin realizuar bashkë janë fshirë nga YouTube, duke ngritur dyshimet për një prishje të bashkëpunimit.
Ajo ka reaguar edhe në rrjetet sociale, duke thënë se “ne jemi njerëz para se të jemi artistë”, një mesazh që ka shtuar spekulimet për përfundimin e marrëdhënies profesionale mes të dyjave.