Gossip Showbiz

Egli Tako paralajmëron projektin e ri muzikor: “Jeni gati për tjetrën?”

Ish-finalistja e edicionit të katërt të “Big Brother VIP Albania”, Egli Tako, ka ngjallur entuziazëm tek ndjekësit e saj duke njoftuar një projekt të ri muzikor që pritet të publikohet së shpejti.

Përmes një Instastory, Egli u shfaq duke drejtuar makinën, ndërsa në sfond dëgjohej kënga e saj e fundit, “Ti”, një bashkëpunim me artistin dhe ish-banorin tjetër të shtëpisë më të famshme, Kellyn. Teksa ndau këtë moment me ndjekësit, Egli u shpreh:

Jeni gati për tjetren? Shumë shpejt.


Kujtojmë që bashkëpunimi i saj me Kellyn u prit mjaft mirë nga publiku, duke treguar potencialin e Eglit në tregun muzikor. Tashmë fansat mezi po presin të shohin se çfarë surprize po përgatit ajo në projektin e ri.