BBV - Live nga shtëpia - NEWS Gossip Showbiz

Egli zbulon se si do të donte të mbaheshe mend në këtë “Big Brother”! A e ka ndihmuar lidhja me Gjestin në lojë? “Ishte shkatërruese….”

Jonida Aliçkolli dhe Egli Tako na dhuruan shumë emociona gjatë intervistës së tyre live nga shtëpia më e ndjekur dhe sigurisht, në valët e Top Albania Radio-s.

Egli ka shprehur dyshimet e saj rreth hyrjes në këtë eksperiencë që të ndryshoj jetë, por duke zbuluar gjithashtu disa të vërteta rreth marrëdhënies së saj me Gjestin dhe si do të vijojnë lidhjen e tyre jashtë.

Një nga pyetjet e Jonidës, shumë e zgjedhur dhe e bukur, ishte se çfarë nuk do të harrojë Egli nga kjo eksperiencë. Kështu, banorja ka thënë:

Janë shumë… Nuk do të harroj ditën që kam hyrë këtu brenda asnjëherë… Unë edhe kur jam futur, jam futur me shumë pikëpyetje, kam jetuar me shumë pikëpyetje.
Kur them “Big Brother”, Egli brenda “Big Brother”, kam qenë vetëm unë, optimiste.
Kam qenë shumë e sigurt që duhet ta bëj, edhe me gjithë botën kundër… kisha shumë besim që duhet të isha, me gjithë të mirat dhe të këqijat e mija

Jonida:

Çfarë ka qenë më sfiduese, një lidhje me ulje-ngritje apo të mbijetoje në lojë?

Egli:

Me nda, si me i vra… Ideja është që të kishe një lidhje me ulje-ngritje të sillte te kjo e dyta, ishte shkak-pasojë. Rëndonin njëra-tjetrën emocionalisht, pluset ishte për jashtë, këtu brenda ishin vetëm minuse. Në aspektin njerëzor ishte shkatërruese…

Jonida:

Si do të doje Eglin që të mbahet mend?

Kjo ishte një pyetje që shkaktoi një moment heshtje, ndoshta për të reflektuar dhe menduar të gjithë eksperiencën e saj, dhe ajo u përgjigj:

Unë do të doja të mbahesha mend si një vajzë që… përpiqet të jetë racionale për të krijuar një mburojë për anën e vet emocionale. Si një vajzë që gabon por asnjëherë për një qëllim të keq, si një vajzë që besoj shumë tek njerëzit dhe për një vajzë që në fund prap di të ngrihet…