BBV - Live nga shtëpia - NEWS Gossip Showbiz

Egli shpreh pasigurinë e saj në momentin që u shpall finaliste dhe lidhjen e saj me Gjestin! “Kisha një lëmsh në stomak…”

Një intervistë shumë interesante dhe plot emocion erdhi pranë jush nëpërmjet valëve të Top Albania Radio-s, live nga shtëpia më e ndjekur në vend, “Big Brother” mes Jonida Aliçkollit dhe Egli Takos.

Dyshja shumë simpatike e nisën bisedën me një rikthim pas në kohë duke kujtuar rrugëtimin e banores dhe ndjenjat e saj ndaj Gjestit. Gjithashtu duke përmendur këtë eksperiencë dhe sa ka ndikuar në jetën e saj, dhe në vetë atë.

Jonida Aliçkolli:

U tha emri yt, ti u surprizove? Pse prise të ishte Gerta?

Egli Tako:

E kisha humbur besimin, kisha pasiguri, kisha një lëmsh në stomak. Laerti ka thënë se inteligjenti ka shumë pikëpyetje, ndërsa ata që janë më pak inteligjentë, kanë shumë vetëbesim. Finalja ishte si shpërblimi i pasigurive. Unë mbeta modeste.

Jonida Aliçkolli:

A ndjeve se kur hyre për herë të dytë fillove një kapitull të ri?

Egli Tako:

Jo u ktheva për të përfunduar në mënyrë dinjitoze një rrugëtim të lënë përgjysmë. Jam ndierë në borxh me veten time, i detyrohesha vetes…

Jonida Aliçkolli:

E shleve këtë borxh me veten?

Egli Tako:

Po sepse nuk kam lejuar askënd të më bëjë të ndihem keq, kam rëshkitur nga synimi fillestar…

Jonida Aliçkolli:

A kontrollohen ndjenjat?

Egli Tako:

Edhe pse i kisha premtuar vetes dhe të tjerëve, nuk  e kam ndierë veten pre e Gjestit. Jam përpjekur për të mos qenë hakmarrëse. Pas rikthimit filloi me ngacmime të vogla… Kur ishim përballë hidhnim dhe prisnim. Në një moment u ul dhe kërkoi falje, foli gjatë edhe për familjen time… Nuk i hyra detajeve… Unë kam qenë koherente sepse që në fillim kam thënë se nuk dua të sulmoj dikë për të cilin kam ndierë.

Jonida Aliçkolli:

Mësimi më i madh nga eksperienca e parë?

Egli Tako:

Sado që duam të jemi besnikë dhe ti duam të tjerët, e para është vetja… Bëje diçka fillimisht për veten, pastaj për të tjerët.

Jonida Aliçkolli:

A je bërë më e ftohtë?

Egli Tako:

Po si një sy i tretë, më larg, më ftohtë…  Kur kërkon të jesh mburoja e dikujt, lëndohesh vetë…

Jonida Aliçkolli:

Kush je ti sot, ende Egli e 21 dhjetorit, si finaliste?

Egli Tako:

Unë jam Egli e 21 dhjetorit me peshën e 4 muajve.

Jonida Aliçkolli:

Në fillim përjashtove mundësinë e një lidhjeje…

Egli Tako:

Kjo ka të bëjë vetëm me mua. Ajo që ka ndodhur është surpizë edhe për mua.