Celebrities Gossip Showbiz

Einxhel dhe Dj Dagz japin puthjen e parë!

“Big Brother Vip Albania” është një nga programet më të ndjekura të momentit. Debatet, lotët, surprizat dhe emocionet e forta janë një pjesë e rëndësishme e këtij formati. Duket se banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri po krijojnë marrëdhënie të ngushta me njëri-tjetrin, dhe tashme ata janë të përfshirë nga ndjenjat e forta.

Ndërkohë, janë krijuar poashtu disa çifte në shtëpinë e “Big Brother Vip”, duke përmendur Dj PM dhe Sarën, të cilët shkëmbyen puthjen e parë në këtë sezon dinamik. Gjithashtu një tjetër çift i krijuar brenda shtëpisë më të famshme janë Donald dhe Beatrix të cilët na kanë dhuruar emocione të forta, teksa kanë shkëmbyer me njëri-tjetrin, puthje, përqafime e fjalë të ëmbla.

Por duket se sapo u krijua edhe çifti i tretë në shtëpinë e “BBV”, me Einxhel dhe Dj Dagz duke shkëmbyer puthjen e parë për vitin 2022. Puthja ka ndodhur ditën e sotme herët në mëngjes. Kujtojmë se dyshja ka patur shumë çaste të afërta dhe romantike me njëri-tjetrin, teksa nuk kanë munguar as debatet e forta dhe fjalët e ashpra

Epo fansa të çiftit, erdhi çasti të gëzoheni. Einxhel dhe Dj DAGZ janë zyrtarisht çifti më i ri në “Big Brother Vip”. Me siguri momentet e ëmbla romantike mes tyre priten nga ndjekësit e show-t.

https://www.instagram.com/p/CYOpHsMhVm0/