Celebrities Film & Tv Gossip

Ekskluzive nga Dhoma e Rrëfimit / Hiqen si ortakë por Rogerti nuk ia ka besën: Miri me zor po priste që unë të dilja..

Si kurrë  më parë, diçka e pazakontë ndodhi mbrëmjen e djeshme në prime-n e Big Brother VIP kur Rogerti doli nga shtëpia për t`u ballafaquar sy më sy me opinionisten Monika Kryemadhi, për t`u rifutur sërish më vonë. Kjo për një moment bëri të lumtur banorët e tjerë që menduan se shpëtuan nga Rogerti, megjithatë kënaqësia e tyre zgjati shumë pak.

Me sa duket Rogerti ka reflektuar nga ajo që ndodhi mbrëmë për të parë lëvizjet e banorëve. Sot në Dhomën e Rrëfimit ai është shprehur se “kundërshtarët më të fortë që ka në këtë lojë janë Selin dhe Miri, dhe se Mirit iu bë shumë qefi kur ai doli”. Edhe pse 2-shja sëfundmi janë hequr si ortakë.

Burimi: Gazeta Shqip