Sot, i ftuar në emisionin “Live From Tirana” nëpërmjet një lidhjeje telefonike, ishte Valon Sulejmani, menaxheri i dy Dj-ve të njohur Dj PM dhe Dj Dagz të cilët së fundmi janë bërë pjesë e “Big Brother VIP” dhe do të luajnë si një person i vetëm. Çfarë tipi kanë të dy sipas Valonit?
Janë të njejtë dhe në jetën reale, të njëjtën punë bëjnë të dy. Janë të komunikueshëm me të gjithë. Janë duke e bërë mirë lojën secili. Nuk mendoj se do të jenë në nominim duke parë se të gjithë banorët i pëlqejnë. Mendoj që do jenë bashkë deri në finale.
Ja se çfarë ka për të thënë Valoni për romancën që ka nisur mes mikut të tij Dj PM dhe Sara Berishës…
Më duket që PM po nxiton por do ta shohim. Duke e njohur unë që e kam mik shumë të ngushtë po e shoh që po nxiton. Përderisa ai është aty e sheh vetë se si do të rrjedhin ngjarjet.
Këto kohë, në median online janë publikuar lajme se Dj Dagz ka një lidhje jashtë me moderatoren e njohur Ariana Berisha. Por çfarë thotë menaxheri lidhur me këtë?
Jo, nuk është në një lidhje dhe të gjitha janë gënjeshtra.
Kush është lojtari më i fortë për Valon Sulejmanin?
Mendoj që përveç Dj Dagz dhe PM, Arjolën e shoh shumë konkurrente të fortë.