Gossip Showbiz

“Ekstravagancë e tepruar”, dhurata e Travis Scott për vajzën e tij Stormi-n nuk pritet fare mirë nga fansat!

Kylie Jenner dhe Travis Scott, sigurohen që t’i plotësojnë vajzës së tyre, Stormi-t çdo dëshirë. I tillë është edhe rasti i fundit. Kylie ka postuar në InstaStory dy ditë më parë dhuratën më të re që Travis vendosi që t’i bënte Stormi-t. Dhe dhurata ishte pikërisht një autobus i madh shkolle ngjyrë i verdhë.

Mirëpo pas këtij veprimi, reperi është përballur me një lum kritikash nga fansat. Shumë e kanë cilësuar këtë gjë si një ekstravangacë të tepruar nga ana e çiftit. Dikush shkroi:

Njerëzit e pasur janë kaq larg realitetit, ata i blenë Stormit një autobus shkolle vetëm që ajo të ulet në të.

Një tjetër komentoi:

Ok, problemi nuk është Stormi, por fakti se ata i blenë asaj një autobus kur mund t’i kishin dhuruar ato para tek ata që kanë nevojë dhe t’i mësojnë fëmijëve më shumë për empatinë dhe dashurinë dhe kujdesin për të varfrit.

Rikujtojmë se këto ditë Kylie Jenner po përflitet se është në pritje të ëmbël për herë të dytë. 24-vjeçarja është shtatzënë dhe pret fëmijën e saj të dytë me dashurinë e saj, Travis Scott. Thashethemet për këtë nisën që pas deklaratës së Travis, ku përpara miliona ndjekësve ai bëri një deklaratë duke thënë se ishte akoma i dashuruar me Kylie-n.

Burime të sigurta kanë konfirmuar lajmin për “Page Six” dhe kanë treguar se vajza e tyre, Stormi është lumturuar kur ka marrë vesh që do bëhej me një motër ose vëlla. Duket se Stormi do të jetë gjithmonë e preferuara e mamasë së saj, pasi ka qenë e para që i ka dhënë titullin ‘nënë’ Kylie-t. Këtë e ka treguar vetë ajo në postimin e saj më të fundit në llogarinë në Instagram.