Bota Magazine

Studenti që i bëri pyetjen e fundit Charlie Kirk-ut thyen heshtjen pas vrasjes së tij!

Një ditë pas vrasjes së Charlie Kirk, figurës së njohur të së djathtës amerikane dhe themeluesit të “Turning Point USA”, ka reaguar studenti që ishte personi i fundit që i drejtoi atij një pyetje.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 11 shtator në Universitetin e Luginës së Utah, ku Kirk po zhvillonte një aktivitet me studentët. Ai u qëllua për vdekje në moshën 31-vjeçare.

Studenti Hunter Kozak publikoi një video në Instagram, ku ndau emocionet e forta pas ngjarjes.

Nuk e di si ta bëj këtë video, ka qenë një 24-orësh i vështirë

-tha ai, ndërsa në klipin e shkurtër të stilit TikTok përfshiu edhe disa foto nga momenti kur i drejtohej Kirk-ut në sallë.

Kozak shpjegoi se kishte vendosur të merrte pjesë në aktivitet për shkak të kritikave që kishte ndaj deklaratave të Kirk mbi komunitetin trans dhe rastet e dhunës me armë.

Ai citoi një transkript të publikuar nga CNN për të treguar bisedën e tij të fundit me të ndjerin.

Pyetja e tij kishte të bënte me numrin e amerikanëve transgjinorë të përfshirë në masakra me armë gjatë dekadës së fundit. “Shumë,” ishte përgjigjja e Kirk.

Por studenti e kundërshtoi, duke theksuar se bëhej fjalë vetëm për pesë raste, krahas mijëra masakrave të tjera të ndodhura në SHBA në të njëjtën periudhë.

Unë nuk do të publikoj pamje nga ngjarja, por ndjeva se duhej të sqaroja pse isha aty

-shtoi Kozak, duke ndarë mesazhin e tij vetëm pak orë pas tragjedisë.