Showbiz

Familja e Kryeministrit Kurti parakalon në tapetin e kuq/ Kosova konkuron për 2 çmime në Festivalit e Filmit në Kanë!

Në Kanë të Francës po mbahet nata finale e festivalit tradicional te filmit, përkatësisht edicionit të 74-t të tij.

Në edicionin e këtij viti garojnë dy filma me produksion kosovar, e ata janë filmi me metrazh të shkurtër “Pa vend” me regji të Samir Karahodës, dhe filmi “Luaneshat e Kodrës”, i regjisores së re Luana Bajrami.

Atje ndodhet edhe familja kryeministrore, e përbërë nga shefi i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti me bashkëshorten, Rita Augestad Knudsen, dhe vajzën e tyre Lea.

Kryeministri Kurti u shfaq elegant i veshur me një kostum të zi, teksa vëmendja më e madhe ka kaluar te gruaja e tij norvegjeze, e cila është veshur me një fustan të gjatë në ngjyrë të verdhë.

Ndërkohë, vajza e tyre e vogël është veshur me një fustan të linjës “Strawberry Dress” të stilistes shqiptare që jeton dhe vepron në Amerikë, Lirika Matoshi.

Kosova konkurron sonte për çmimet “Palma e Artë” me filmin e regjisorit Karahoda dhe për çmimin “Kamera e Artë” me filmin e regjisores Bajrami.