Ylli i reality show-t Kim Kardashian ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale pasi publikoi disa fotografi të reja në Instagram, ku shfaqet me një bel jashtëzakonisht të hollë, rreth 70 centimetra.
Në postimin e fundit, ajo prezantoi koleksionin e ri sportiv NikeSKIMS për sezonin pranverë 2026. Kardashian pozoi me disa nga veshjet e linjës, duke modeluar reçipeta sportive, pantallona të shkurtra biçiklete, geta dhe xhaketa sportive.
Në përshkrimin e fotos, ajo njoftoi se koleksioni do të lançohet zyrtarisht më 12 mars.
Pamja e saj bëri që fansat të shpërthejnë në komente, ku shumë prej tyre u fokusuan te beli i saj tepër i hollë. Disa ndjekës spekuluan se ajo mund të vazhdojë të përdorë metoda si trajnimi i belit, ndërsa të tjerë menduan se forma e saj lidhet me një regjim të fortë stërvitjeje.
Në një deklaratë, Kim Kardashian, e cila është bashkëthemeluese dhe drejtoreshë kreative e SKIMS, u shpreh se koleksioni i ri është krijuar për t’i bërë gratë të ndihen të sigurta dhe komode gjatë aktivitetit fizik.
Linja përfshin materiale dhe dizajne të reja, të cilat sipas saj kanë teknologji tharjeje të shpejtë dhe kompresim të moderuar për më shumë rehati gjatë stërvitjes.
Ndërkohë, në jetën personale, mediat ndërkombëtare raportojnë se Kardashian po përjeton një romancë të re me kampionin e Formula 1, Lewis Hamilton.
Sipas burimeve pranë tyre, dyshja njihen prej vitesh dhe po e ndërtojnë lidhjen gradualisht.