Health & Beauty Vitality Vibes | News

Fëmijët që në moshë të vogël me asmë?! Pse po ndodh kjo dhe çfarë duhet të kemi parasysh, alergologia Ibranji analizon…

E ftuar në emisionin “Vitality Vibes” këtë javë me Ilvi Begollin ka qenë Dr. Alkerta Ibranji, alergologe-imunologe për të diskutuar më shumë në lidhje me alergjitë që tani me ndryshimin e stinës dhe me ardhjen e dimrit që prekin shumë njerëz dhe jo vetëm kaq…

Rishtaz së fundmi doktoresha u shpreh se po shikon tek fëmijët në moshë të vogël jo vetëm në vendi tonë, por edhe në rang global të kenë tendencën për të zhvilluar simptomatologji asmatike. Diçka e çuditshme në moshë kaq të vogël, por si shpjegohet?

Është shumë e drejtë kjo. Sëmundja kronike te fëmijët, e cila mban vendin e parë për moshat pediatrike është sigurisht asma. Duke qenë një sëmundje kronike kuptohet që këta fëmijë mbeten sptaleve, konsultave me specialistët për të dominuar të gjithë këtë kuadër klinik të rënduar. Po shikojmë një tendencë në rritje të sëmundjeve respiratore, të frymëmarrjes sidomos tek moshat pediatrike. Janë shumë faktorë. Akuzohet ndotja e ajrit, e cila përbën një alarm botëror. Po merren politika lehtësuese, po merren masa për filtrimin e ajrit nga kompani që kontribuojnë në ngrohjen globale. Ndotja e ajrit është determinant sidomos për shëndetin respirator të frymëmarrjes, tek moshat pediatrike. Ndërkohë që kjo ndotje ka bërë që edhe asmat ekzistuese të bëhen më të rënduara.