Gossip Showbiz

Fero prek ndjekësit me mesazhin emocional për vajzën: “Gati një vit pa të parë…”

Reperi i njohur shqiptar, Fero, ka ndarë një mesazh emocional në rrjetet sociale, duke shprehur mallin për vajzën e tij, Ninën, të cilën thotë se nuk e ka parë prej gati një viti.

Në një postim në InstaStory, ai shkroi:

Gati një vit pa të parë. Ndoshta ke harruar se kush është babai yt, ose ndoshta po të mungoj. Mendoj shumë për ty, na kanë bërë padrejtësi. #shtetikorruptuar

Ky nuk është reagimi i parë i reperit mbi çështjen e kujdestarisë së vajzës. Fero ka aluduar disa herë se ish-bashkëshortja e tij, modelja Arbenita Ismajli, ka shkelur marrëveshjen për takimet me të bijën, duke e penguar të kalojë kohë me të.

Mesazhi i fundit i artistit ka prekur ndjekësit e tij, duke marrë dhjetëra reagime dhe komente mbështetëse nga fansat.