Showbiz

“Humba avionin se po flisnim për BBV…”/Biseda ‘sekrete’ e Maestros me Jozefina Topallin!

Best of Live From Tirana of 2025

I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Armaldo Kllogjeri, për të rrëfyer detaje të pathëna më parë…

Është bërë virale një foto e jotja me Jozefina Topallin në aeroport. Si qëndron e vërteta pas saj?

Ka qenë një foto e rastësishme. Unë kam qenë duke udhëtuar për në Angi, jemi takuar me njër-tjetrin në aeroport. Foton ia kam kërkuar unë, vetëm për të pasur një foto me të. Ajo periudhë ka qenë dhe një periudhë fushate, mendova që do ishte më mirë për hir të fushatës, duke qenë se unë kam dhe një feedback të mirë në Instagram. Ishte pak politike, jo për t’i dhënë një spekter tjetër siç kanë menduar. Madje në atë moment unë kam humbur dhe avionin dhe kam marrë një avion tjetër. Duke diskutuar për “Big Brother” dhe politikë, me personin që unë do shkoja në Londër folëm si njihemi e pastaj po më pyeste për “Big Brother”. Por nuk ka pasur tendenca të tjera.