Sport

Flamurtari dhe Elbasani publikojnë formacionet zyrtare

Flamurtari zbret sot në stadiumin e Vlorës përballë Elbasanit në duelin e vlefshëm për javën e 10-të të Superiores.

LEXO EDHE: Ilir Daja dhe Dobi shuajnë dilemat, mësoni formacionet zyrtare te Dinamo-Teuta!

Pas fitores së rëndësishme ndaj Vllaznisë javën e kaluar, në kampin kuqezi është rikthyer optimizmi dhe atmosfera pozitive. Ekipi duket më i bashkuar, më i qetë dhe i karikuar për të vijuar me rezultatet pozitive.

LEXO EDHE: Tiranës i mbetet vetëm fanella! Bylisi ‘e fundos’ 0-2 në kryeqytet!

Verdheblutë morën vlerësime për lojën dhe organizimin pas paraqitjes pozitive ndaj Tiranës dhe synojnë ta vazhdojnë formën e mirë edhe në Vlorë. Trajnerët Moriero dhe Gvozdenoviç kanë zbuluar 11-shen titullare.

FORMACIONET ZYRTARE

FLAMURTARI: Aleksovski; Skuadrone, Ramirez, Murataj, Veiga, Trashi, Oshafi, Nunesh, Bangali, Çantakias, Maksuti

Trajner: Françesko Moriero

ELBASANI: Janaçek; Olberkis, Lulaj, Tsage, Lajthia, Ibrahim, Manellari, Musta, Qose, Lila, Diallo

Trajner: Ivan Gvozdenoviç