Sport

Tiranës i mbetet vetëm fanella! Bylisi ‘e fundos’ 0-2 në kryeqytet!

Trajneri i ri i KF Tiranës, Ardian Nuhiu ka debutuar me humbje te 26 herë kampionët e Shqipërisë. Bardheblutë u mposhtën 0-2 nga Bylisi në “Selman Stërmasi” duke i vënë ‘kapak’ një sezoni që i sheh në vendin e parafundit dhe rrezikojnë seriozisht që edicionin e ri të luajnë në Kategorinë e Parë.

Superliga nisi këtë të hënë raundin e 10-të. Ndeshja nisi me një minutë heshtje në nderim të ish-kryeministrit Fatos Nano, ndarë nga jeta të premten e shkuar.

Ndeshja nisi më mirë për miqtë, që rrezikuan disa herë para se Arli Përgjoni të përfitonte nga një gabim i kapitenit Dembele dhe i vetëm përballë Tafas nuk mund të gabonte duke i dhënë epërsinë ballshiotëve. Edhe pas golit të pësuar Tirana nuk “u zgjua” dhe rrezikoi që të pësonte sërish gol, por Tafas ndali mirë këtë herë Përgjonin.

Pjesa e parë u mbyll me këto shifra dhe kur pritej që Tirana të reagonte, sërish një gabim në prapavijë dhe mosmarrëveshja mes Veras dhe Tafas bëri që Bylisi të gjente golin e dytë.

Tirana pëson humbjen e tretë radhazi dhe me vetëm gjashtë pikë mban vendin e parafundit në renditje. Nga ana tjetër Bylis gjen fitoren e dytë radhazi dhe ngjitet në kuotën e 12 pikëve për vendin e gjashtë momental.

Ndeshja e radhës për Tiranën është kundër Vorës, ndërsa Bylis luan kundër Flamurtarit.

Në orën 17:00 zhvillohen takimet Dinamo – Teuta dhe Flamurtari – Elbasani. Nesër në orën 16:00 luhen supersfida Egnatia – Vllaznia dhe takimi Vora -Partizani. Pas shpalljes së 2 nëntorit ditë zie kombëtare, në nderim të ish-kryeministrit Fatos Nano, që u nda nga jeta më 31 tetor, Federata spostoi me një ditë të gjitha ndeshjet. Në të gjitha takimet do të mbahet 1 minutë heshtje.

Kategoria Superiore, raundi X:

E hënë, 03 nëntor 2025

14:00 Tirana 0-2 Bylis

17:00 Dinamo – Teuta

17:00 Flamurtari – AF Elbasani

E martë, 4 nëntor 2025

16:00 Egnatia – Vllaznia

16:00 Vora – Partizani

Renditja: