Sport

Ilir Daja dhe Dobi shuajnë dilemat, mësoni formacionet zyrtare te Dinamo-Teuta!

Dinamo do të nisë fazën e dytë të kampionatit kundër Teutës në kuadër të javës së 10 të Superiores.  Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja, po kalon një moment të mirë teksa durrsakët pësuan humbjen e parë këtë sezon vetëm pak ditë më parë, duke u mundur nga Egnatia.

LEXO EDHE: Tiranës i mbetet vetëm fanella! Bylisi ‘e fundos’ 0-2 në kryeqytet!

Në sfidën e sotme, të planifikuar të luhet në “Elbasan Arena”, duke nisur nga ora 17:00, dy skuadrat synojnë që të marrin fitore për të nisur mirë fazën e dytë, ku blutë kërkojnë konfirmimin për momentin e mirë që po kalon, ndërsa Teuta nga ana tjetër duhet të lërë pas humbjen e fundit për vazhdimësi.

LEXO EDHE: Ikona e Premier League kërkon rikthimin në futbollin anglez, gati të bëhet trajneri i klubit ku nisi karrierën si lojtar

FORMACIONET ZYRTARE

DINAMO: Teqja; Ferreira, Gudiabi, Guindo, Vila, Bregu, Maliqi, Nani, Dita, Neziri, Qardaku

Trajner: Ilir Daja

TEUTA: Selmani; Zhongo, Jazxhi, Maçolli, Vidal, Boçi, Gonzales, Përgjoni, Fadairo, Arifi, Toli

Trajner: Enkeleid Dobi