Kryeministri britanik Boris Johnson njoftoi se shkollat në vend mund të hapen nga 1 qershori. Fillimisht, në bankat e shkollës do të rikthehen fëmijët e klasës së parë e të gjashtë, e në këtë fazë do të hyjnë dhe parashkollorët, ndërsa shpresat janë që më radhë pastaj, të kthehen në mësim të gjithë fëmijët e shkollës fillore. Nxënësit e shkollave të mesme, nuk do të kthehen deri në shtator. Por sindikatat e mësuesve e quajtën këtë lëvizje “të pamatur ndërsa kërkuan që fëmijët të dezinfektohen te portat e shkollës.