Sonte ndeshja shumë e rëndësishme me Poloninë, ku vendoset nëse do të vazhdojë ëndrra për në Botërorin 2026. Me eksperiencën që ka një rol kyç, trajneri i Shqipërisë, pritet të bazohet te “luftëtarët” e tij besnikë.
Në portë do të jetë Tomas Strakosha dhe në mbrojtje Hysaj, Ismajli, kapiteni Gjimshiti dhe Mitaj.
Në mesfushë, Sylvinho ka menduar të aktivizojë nga minuta e parë Asllanin në regji, Shehun dhe Laçin.
Ndonjë dyshim mund të ketë për sulmin, ku të favorizuarit janë Hoxha, Bajrami e Uzuni, tre lojtarë me bagazh të mirë teknik dhe të shpejtë.
Broja nuk ka gjendjen e tij optimale dhe shihet si alternativë nga stoli, nëse do të jetë e nevojshme. Edhe Muçi, një nga lojtarët më në formë të Shqipërisë, pritet që të hyjë në fushë gjatë pjesës së dytë.
Formacioni i mundshëm i Shqipërisë:
Strakosha
Hysaj Ismajli Gjimshiti Mitaj
Laçi Asllani Shehu
Hoxha Uzuni Bajrami