Sport

FORMULA 1/ Piastri-Norris, kokë më kokë për titullin

Çmimi i Madh i Barcelonës 2025 do të kujtohet si gara që praktikisht ndau dy periudha në historinë e kohëve të fundit të Formulës 1. Në Montmelo u shënua fundi i epokës së Maks Vershtapen, ose të paktën i ciklit të parë të tij si katër herë radhazi kampion bote, numër që ka shumë mundësi do të ndalet këtu.

Ndërsa, nga ana tjetër, është rikthimi i MekLarenit, që pas titullit të konstruktorëve në sezonin e kaluar, tashmë vendos duart edhe te titulli i pilotëve.

E para teknike është direktiva mbi krahët e përparmë. “Mendoj se ishim e vetmja skuadër që nuk raportoi ndryshime”, tha me qetësi drejtori i skuadrës, Andrea Stela. Me futjen në fuqi të rregullores mbi krahët fleksibël të makinave, rivalët shpresonin se MekLaren mund të ishte skuadra më e dëmtuar, por nuk ndodhi aspak kështu. Si kualifikueset, gjithashtu edhe Çmimi i Madh në Barcelonë, konfirmuan superfuqinë e makinave portokalli. Elementi tjetër që të bën të mendosh për një MekLaren kampion është edhe hapi fals nga Maks Vershtapen. Piloti i Red Bullit kishte dhënë si i vetmi që në gjendje për t’u futur mes dy makinave MekLaren. Por Maks hyri në fundjavën e Çmimit të Madh të Spanjës me një diferencë prej 25 pikësh nga Oskar Piastri dhe u largua me -49 pikë, pas një gare zhgënjyese dhe me një penalizim që çoi në vend të dhjetë.

Megjithatë, nuk është as diferenca e dyfishuar e pikëve që jep ndjesinë se diçka u vendos në Montmelo. Nëse Red dhe Ferrari duhet të shpikin për të mbajtur ritmin, siç ndodhi me stintin e vetëm të gomave në Q3, kjo do të thotë se MekLaren tashmë ka fituar. Vershtapen studioi një strategji me tri ndalesa dhe më pas kreu manovrën e tij më klasike: atë ku kur përballet me një duel nga brenda një kthese, duke shkuar drejt për ta nxjerrë kundërshtarin jashtë. Holandezi gjithmonë e bën këtë manovër, ndërsa të dielën u shfaq i frustruar, duke u kaluar nga dy rivalë. “Tri ndalesat më lejuan të kisha një garë më sulmuese, më argëtuese në vend që të duhej të menaxhoja. Ndonjëherë je me fat dhe herë të tjera jo. Këtë herë nuk shkoi mirë”, shpjegoi Maks.

Pra, gjithçka në këtë botëror të Formulës 1 duket se do të jetë një çështje mes dy makinave portokalli. Për momentin, Oskar Piastri dhe Lando Norris janë të ndarë nga 10 pikë. Stela i falënderoi ata për mënyrën se si po e interpretojnë rivalitetin dhe duelin. Megjithëse ai është i sigurt se beteja së shpejti do të përjetojë intensitet dhe tone të tjera. Të mos harrojmë se vitin e kaluar, pas suksesit nga Piastri në Baku, kur iu kërkua t’i jepte një dorë shokut të tij të skuadrës, australiani ishte tërhequr plotësisht. Me sa duket, do të jetë sfida e tyre që do të mbajë gjallë interesin për kampionatin. Duke parë karakteret në fakt, nuk janë dy pilotë që premtojnë betejë të ndezur. Lando Norris është më “sociali”, ndërsa Piastri është e kundërta, shumë i rezervuar. Pra, do të kemi një duel mes dy stileve të ndryshme, të jetës dhe të drejtimit në pistë.