Gazetarët dhe punonjësit e mediave në Afganistan kanë kërkuar mbrojtje ndërkombëtare nga ligjet e talebanëve.
Në një letër të hapur drejtuar Organizatës së Kombeve të Bashkuara, gazetarë dhe fotografë shprehen se jetët e tyre janë në rrezik të madh.
“Duke iu referuar situatës kaotike, dhe kërcënimeve të vazhdueshme për jetën, pronat dhe familjarët e punonjësve të medias, ne i bëjmë thirrje Kombeve të Bashkuara dhe shteteve mbështetëse që t’i ndihmojnë” – thuhet në deklaratë.
Më herët gjatë ditës së sotme, një gazetar postoi foton e një spikeri lajmesh në Afganistan i cili ishte i rrethuar nga një grup i armatosur talebanësh.
“Mendoni se është e mundur që të punohet në këto kushte? Kjo situatë është e papranueshme” – shkruan gazetari në rrjetin social Twitter.