Bota

Franca, Britani dhe Gjermania kërcënojnë Teheranin: Nëse nuk bashkëpunoni për programin bërthamor do rivendosim sanksione

Fuqitë evropiane duhet të rivendosin sanksionet e OKB-së ndaj Iranit nëse nuk arrihet një marrëveshje mbi programin bërthamor të Teheranit që mbron interesat e sigurisë së Evropës, tha një burim diplomatik francez.

Nëse nuk arrihet një marrëveshje, Franca, Britania dhe Gjermania do të detyrohen të rivendosin sanksionet përmes mekanizmit “Snapback” të Këshillit të Sigurimit, tha burimi.

Burimi diplomatik francez e bëri deklaratën pas një bisede telefonike midis ministrave të jashtëm francezë dhe britanikë, Jean-Noel Barrot dhe David Lamy, përpara një samiti franko-britanik.

Irani është gati të rifillojë bisedimet me SHBA-në mbi të ardhmen e programit të tij bërthamor, tha presidenti iranian, Masoud Pezeshkian.

Në një intervistë për gazetarin amerikan Tucker Carlson, Pezeshkian tha se infrastruktura bërthamore e vendit të tij ishte “dëmtuar rëndë” nga sulmet e SHBA-së ndaj vendit të tij.

Ai shtoi se Irani mund t’i zgjidhë mosmarrëveshjet me SHBA-në përmes dialogut, por besimi do të ishte një problem pas sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit.