Bota

Franca gjobit Shein me 47 milionë dollarë!

Autoriteti i Konkurrencës në Francë ka gjobitur me 40 milionë euro kompaninë e modës online Shein, pas një hetimi gati njëvjeçar mbi praktika të dyshuara mashtruese tregtare. Në një deklaratë zyrtare të dhënë të enjten, autoriteti francez bëri me dije se kompania Infinite Style E-Commerce LTD, e cila menaxhon shitjet e markës Shein në Evropë, ka keqinformuar konsumatorët lidhur me uljet dhe zbritjet e ofruara në platformë.

Sipas autoriteteve, Shein ka përdorur praktika promovimi që krijonin përshtypjen e uljeve të mëdha, kur në fakt çmimet “origjinale” ishin të fryra artificialisht ose nuk përfaqësonin çmimet reale të tregut. Shein ka pranuar gjobën dhe nuk ka kundërshtuar vendimin e Autoritetit të Konkurrencës. Megjithatë, përfaqësuesit e kompanisë nuk kanë dhënë ende asnjë koment publik mbi çështjen.

Ndërkaq, Bashkimi Evropian ka propozuar një tarifë fikse prej dy eurosh për miliarda pako të vogla të dërguara direkt në shtëpitë e njerëzve, të cilat aktualisht vijnë kryesisht nga Kina. Taksa e re do të thotë që pakot me vlerë më pak se 150 euro (126 paund) nuk do të jenë më pa doganë. Tregjet online, duke përfshirë gjigantët kinezë Temu dhe Shein, pritet të paguajnë tarifën, tha Komisioneri i Tregtisë i BE-së Maros Sefcovic.