Franca zgjat gjendjen e jashtëzakonshme deri më 10 korrik. Vendimi u miratua sot, ndërkohë që vendi numëron rreth 178 mijë raste me Covid-19, nga të cilat 26 mijë e 646 janë viktima. Franca ndodhet prej 17 marsit në pushtetin e masave izoluese. Vendimi i fundit i jep shtetit fuqinë për të kufizuar udhëtimit brenda 100 kilometrave nga shtëpia, i bën maskat të detyrueshme për transportin publik dhe ndalon tubimet e më shumë se 10 personave.