Bota

Francë, ndalohet përdorimi i smartphoneve në shkolla

Franca miraton një ligj të ri që ndalon përdorimin e të gjitha “smartphone”-ve apo tabletave nëpër shkolla. Ndalimi i telefonave do të aplikohet për të gjithë nxënësit deri në moshën 15 vjeç, që prej nisjes së shkollës në muajin shtator të këtij viti. Opozita e ka quajtur këtë nisëm si “kozmetike” dhe tha se nuk do të ketë asnjë lloj ndikimi në jetën reale.