Prej javësh tashmë ekspertë të ndryshëm kanë paralajmëruar OBSH të informojnë mbi mundësinë e goditjes nga një valë e dytë e Koronavirusit.
Në Wuhan, aty ku ishte zanafilla e pandemisë që tashmë ka prekur 185 shtete, janë konfirmuar 5 raste të reja me Covid-19.
Sakaq, në qytetin Jilin rreth 1.800km nga Wuhani njoftuan ndalime të reja udhëtimi pasi 6-të raste të reja me Koronavirus u konfirmuan këtë të martë.
E njejta gjë ka ndodhur edhe Shulan, një qytet me 700.000 banorë ku u ngritën masa urgjente pasi 14 raste të reja u konfirmuan vetëm pak ditë pasi Pekini njoftoi se niveli i rrezikut ishte i ulët në të gjitha provincat Kineze.