Pas karantinës për shkak të koronavirusit, Federata Shqiptare e Futbollit me klubet e Kategorisë Superiore, vendosi që Kampionati të rinisë më 3 qershor, por tashmë fjalën e fundit e ka qeveria. Disa nga presidentët e ekipeve, ishin pro ndërprerjes dhe mbylljes së Kampionatit me renditjen aktuale. Por UEFA ka vendosur si kusht përfundimin. Më herët u ra dakord që stërvitja individuale të rinisë në 18 maj.