Gmail po lançon “Purchases” që u jep përdoruesve një pasqyrë të shpejtë të dërgesave të tyre të ardhshme të pakove. Funksioni do t’u lejojë atyre të kenë qasje në të gjitha emailet që lidhen me blerjet në një vend, madje edhe nga porositë dhe dërgesat e kaluara. Gjigandi i teknologjisë vëren se Gmail do të shfaqë ende pakot që janë caktuar të mbërrijnë brenda 24 orëve në krye të kutive hyrëse të përdoruesve.
Përditësimi bazohet në funksionin e gjurmimit të pakove të Gmail që u lansua për herë të parë në vitin 2022. Google vëren se funksioni i ri do të jetë veçanërisht i dobishëm gjatë festave pasi do t’i ndihmojë përdoruesit të gjurmojnë të gjitha këto dërgesa në një mënyrë më efikase. Google së shpejti mund të bëjë një nga ndryshimet më të mëdha në motorin e saj të kërkimit deri më sot dhe kjo është futja e inteligjencës artificiale si mënyra e parazgjedhur për të shfaqur rezultatet. Logan Kilpatrick, menaxher produkti për Google AI Studio, iu përgjigj një përdoruesi në rrjetin social X i cili pyeti se kur “AI Mode” do të bëhej modaliteti i parazgjedhur. Përgjigja e tij e shkurtër ishte: “së shpejti”.
Edhe pse ky mesazh ka shkaktuar shumë spekulime, zëvendëspresidenti i Google Search, Robby Stein, u përpoq ta qetësonte publikun duke thënë se kompania aktualisht po punon për ta bërë modalitetin AI lehtësisht të disponueshëm për këdo që e dëshiron, por se nuk duhet “të lexohet shumë midis rreshtave”.