Celebrities Fashion

Fustani ikonë i dasmës së Princeshës Diana së shpejti në Pallatin Kensington!

Fustani ikonë i dasmës së Princeshës Diana së shpejti do të shfaqet në shtëpinë e saj të dikurshme. Nga 3 qershori deri më 2 janar, fustani i famshëm do të shfaqet në “Royal Style in the Making”, një ekspozitë e Pallatit Kensington e cila “eksploron artin e mirë të dizajnimit për mbretërinë”.

Dizajnuar nga Elizabeth dhe David Emanuel, fustani i zbukuruar me mëngë të fryra shquhet për vellon më të gjatë në historinë mbretërore, plot 25 metra. Kjo ekspozitë do të shënojë shfaqjen e parë publike të fustanit në Pallatin Kensington që nga viti 1995. Djemtë e Diana-s, Princi Harry dhe Princi William, thuhet se ranë dakord që të dy t’ia jepnin veshjen pallatit për ekspozitë.

Veshja e dasmës së Princeshës Diana ka kopje të shumta të frymëzuara për dekada, duke përfshirë një version të  veshur nga Emma Corrin në sezonin e katërt të serialit “The Crown” në Netflix.

Duke u përqendruar në marrëdhëniet midis stilistëve dhe monarkisë, shfaqja e pallatit do të përfshijë gjithashtu skica, copa pëlhure dhe imazhe të papara kurrë nga Koleksioni Mbretëror i Veshjeve Ceremoniale. Ndërsa ekspozita përmban modele të veshura nga tre breza të grave mbretërore, të gjitha pjesët dikur ndihmuan në formësimin e imazhit publik të monarkisë britanike dhe çuan industrinë e modës britanike në skenën globale.