Gossip Showbiz

Futbollisti i njohur shpreh sfidat e të qenurit prind i një fëmije ne autizëm!

Marc Cucurella ka ndarë një histori prekëse për jetën e tij familjare dhe përvojën e tij si prind i një fëmije me autizëm. Mbrojtësi i Chelseat, i cili ka dy fëmijë të tjerë me gruan e tij, Claudia Rodriguez, tregoi se përballja me diagnozën e djalit të tij të madh, Mateu, i cili është 6 vjeç, ka qenë një sfidë e madhe për të dhe familjen e tij.

Cucurella e përshkroi ndjesinë e të pasurit një fëmijë autik si diçka që nuk është e lehtë për t’u kuptuar dhe menaxhuar.

Një fëmijë autik ka vështirësi për të kuptuar dhe shprehur veten si vëllezërit dhe motrat e tij. Duhet të mësosh se si të lidhen me të dhe kjo të prek thellë. E shikon se ai nuk është mirë dhe nuk di si ta ndihmosh

– tha lojtari i Chelseat. Ai shtoi se ditët e para të Mateut në shkollë ishin të vështira, pasi djali i tij shpesh ishte i trishtuar dhe qante.

Marc zbuloi gjithashtu se ata morën diagnozën e autizmit menjëherë pasi u transferuan nga Brighton në Chelsea. Ditët e para në Londër ishin të vështira, pasi nuk mundën të gjenin një mënyrë për ta ndihmuar Mateun.

Nuk po shkonte mirë. Nuk e dinim si të sillemi dhe si ta ndihmojmë. Më pas gjetëm një shkollë në Londër dhe gjithçka u bë shumë më mirë. Mësuam të kuptonim më mirë situatën dhe mënyrën si të komunikonim me të

Në fund, Cucurella theksoi se, megjithëse ka një anë të vështirë, ka edhe aspekte pozitive në këtë përvojë.

Kur ai arrin diçka, qoftë edhe një hap të vogël përpara, gëzimi që ndjejmë është shumë më i madh

Këtë sezon, Marc Cucurella ka shënuar tre gola në 25 ndeshje me Chelsean, dhe duket se ai po menaxhon me sukses sfidat personale dhe profesionale.