Gossip Showbiz

G-Bani i kërkon falje Gjestit dhe publikon votat e tij?

Reperi i njohur G Bani, i cili më herët ishte një nga banorët më të përfolur të Big Brother VIP Albania 4 për përplasjet e tij me Gjestin, ka habitur ndjekësit me një mbështetje publike për artistin nga Peja, vetëm pak ditë para finales së madhe.

Edhe pse u përjashtua një herë nga loja për shkak të një episodi fizik gjatë një sfide me Gjestin, G Bani ka vendosur t’i lërë mënjanë përplasjet dhe të tregojë një anë më të butë. Përmes një postimi në Instagram, ai ka shpërndarë një foto ku shihet duke votuar për Gjestin, duke e konsideruar atë më të duhurin për ta fituar çmimin e madh.

Tash’ që e dogja finalen në shenjë proteste për rruzaren e hedhur në pishinë, besoj kam të drejtë të votoj për cilin ma don shpirti


Reperi gjithashtu falënderoi publikisht Gjestin për një mesazh mbështetës që ky i fundit i kishte bërë për babain e tij:

Gjesti, të faleminderit për urimin që bane për babin tim dhe më fal për sa herë të kam rënë në qafë me të padrejtë.

Në fund, G Bani përmbylli deklaratën e tij me një mesazh të drejtpërdrejtë:

Kisha dashur të fitoja vetë, ama nga ata që kanë ngelur aty më dukesh më i miri për çmim të parë. Përhajr edhe hajde më gjallë.

Finalja e madhe e edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania do të mbahet këtë të shtunë, më 19 prill.