Politikë

Gazment Bardhi: “Nga satelitët kemi kaluar tek dronët. Një qeveri që u shkel syrin njerëzve për të shkelur pak ligjin në këmbim të votës, nuk e zgjidh problemin”!

Deputeti i PD Gazment Bardhi në një postim në facebook e ka cilësuar mashtrim, aksionin e qeverisë për evidentimin e ndërtimeve pa leje në territorin e vendit përmes dronëve. Bardhi thotë se e gjithë kjo bëhet për të justifikuar aferën e radhës, para të taksapaguesve që jepen për qokë personale dhe që nuk shërbejnë për asgjë!

LEXO EDHE: Rama: Listë të zezë për ndërtuesit që shkelin lejet e ndërtimit, paketa e reformës së territorit zhvillohet në dy faza!

“E vërteta e kontrollit të territorit është që njerëzve u shkelet syri para zgjedhjeve për t’u marrë votën, pastaj shpërthejnë “muçërit” dhe u marrin shpirtin dhe kursimet e jetës”, shkruan Bardhi.

Mesazhi i plotë

Edi Rama dje dhe sot, nga satelitët fantazëm tek dronët luftarakë!

Ajo që nuk ndryshon prej 12 vitesh është epoka e mashtrimit të shqiptarëve nga Edi Rama. I njëjti mashtrim në 2022, i njëjti mashtrim edhe sot. Ndryshon vetëm “mjeti”: nga satelitët kemi kaluar tek dronët!
E gjitha për të justifikuar aferën e radhës, para të taksapaguesve që jepen për qokë personale dhe që nuk shërbejnë për asgjë! E vërteta e kontrollit të territorit është që njerëzve u shkelet syri para zgjedhjeve për t’u marrë votën, pastaj shpërthejnë “muçërit” dhe u marrin shpirtin dhe kursimet e jetës.

LEXO EDHE: Pozicionet vakante në bashkitë e vendit, Rama publikon thirrjet për aplikime: Kemi konceptuar një strukturë të re organizative që do fillojë nga Bashkia Tiranë!

Për pasojë paligjshmëria nuk buron nga njerëzit. Një qeveri që u shkel syrin njerëzve për të shkelur pak ligjin në këmbim të votës nuk e zgjidh problemin as me satelitë fantazëm, as me dronë imagjinarë. Problemi është vetë Edi Rama!