Health & Beauty Lifestyle Live From Tirana

Genti Ndoj: “Nuk mund të bësh trupin për dy muaj, por…”

I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Genti Ndoj, personal trainer dhe ish-konkurrent i “Përputhen”. Ai ka folur më shumë mbi palestrën duke dhënë dhe këshillat e tij për të qenë sa më të shëndetshëm…

Shumë njerëz nisin të frekuentojnë palestrën pak para periudhës së verës kur do shkojnë në plazh. A mund të bëhet realisht trupi për dy muaj?

Mund të arrish diçka, por jo atë që klienti ka në mendje. Pasi ata shohin atë modelin në Instafram dhe TikTok dhe thonë që e duan ashtu. Por është e pamundur ta arrish këtë gjë për dy muaj. Por diçka arrihet, hollimi, por jo ai tonifikimi i famshëm që duan vajzat. Është shumë e vështirë. Por unë mundohem t’i mbaj me të mira, të bëj të pamundurën që t’ia dalim. Por kur vjen puna që të arrijnë konstistencë, nuk duan. Jam dakord që gjatë vitit njeriu mund të ketë shumë punë, shumë preokupime të tjera, nuk ka kohë, por kur vjen ai afati afër verës, të gjithë aktivizohen në palestër me dyndje të madhe. Të gjithë duan që për 2-3 muaj të kenë atë trupin ideal. Po ai që ka gjithë vitin në palestër dhe mbase ende është me pikëpyetje që nuk e ka atë trupin ideal?