Live From Tirana

Çiftet që bëjnë palestër bashkë, instruktori: “Janë gallatë për t’u parë, ai djali që i vjen rrotull për të treguar…”

I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Genti Ndoj, personal trainer dhe ish-konkurrent i “Përputhen”. Ai ka folur më shumë mbi palestrën duke dhënë dhe këshillat e tij për të qenë sa më të shëndetshëm…

Si i sheh çiftet që vijnë dhe bëjnë palestër bashkë?

Për syrin tonë, për ne që punojmë aty, është gallatë. Janë ndodhi të ndryshme, që nga ai djali që vjen rrotull për të thënë që janë bashkë, ose kur ajo po bën ushtrime dhe ai vjen i merr atë shishen me ujë dhe e pi, për të treguar që ajo është me të. Nëse ata janë dakord, hyjnë brenda bashkë, njëri një qejf të vet, tjetri në qejf të vet, është mirë. Ka dhe nga ata të dashur që i marrin vajzat dhe bëjnë shtanga. Ushtrimet nuk kanë gjini, por është radhitja e programit që bën atë ndasinë se për kë ke qëllim. Nuk është një ndarje ushtrimesh për të dy njëlloj, secili ka të vetat.