I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Genti Ndoj, personal trainer dhe ish-konkurrent i “Përputhen”. Ai ka folur më shumë mbi palestrën duke dhënë dhe këshillat e tij për të qenë sa më të shëndetshëm…
A e shohin ndonjëherë njerëzit palestrën si arratisje nga realiteti? Pra ta shohin si një lloj terapie, për të hequr stresin?
Po, është. Së fundmi janë bërë virale, që instruktorët nuk janë vetëm instruktor, janë edhe kuzhinierë, janë dhe terapistë dhe çdo gjë tjetër. Dhe realisht jemi terapistë. Vijnë njerëz që na qajnë hallet, hapen me ne. Mund të kem parë vajza që qajnë nëpër cepa të palestrës. E shohin palestën si një vend që të arratisen, takojnë disa njerëz që flasin, shkëmbim energjie. Dhe realisht është një vend ku mund të takosh njerëz me energji shumë të mirë, mund të njohësh njerëz që shoqërohesh edhe jashtë palestre.