Health & Beauty Lifestyle Live From Tirana

“Njerëzit marrin informacion të gabuar”/Instruktori i palestrës: Djersa nuk djeg dhjamin!

I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Genti Ndoj, personal trainer dhe ish-konkurrent i “Përputhen”. Ai ka folur më shumë mbi palestrën duke dhënë dhe këshillat e tij për të qenë sa më të shëndetshëm…

Çfarë bëjnë zakonisht gabim shqiptarët në palestër?

Ne si popull bëjmë shumë gabime. Mendoj që njerëzit marrin atë informacionin e gabuar dhe janë me atë të vjetrën që duhet të vrapojnë sa më shumë, të djersisin sa më shumë. Sepse kujtojnë se djersa është ajo që djeg dhjamin. Nëse djersin, do të thotë që ke bërë palestër në mënyrë intensive dhe po shkarkon ujërat dhe toksinat nga trupi, asgjë më shumë. Nuk është një tregues që po djeg dhjamë, thjesht po shkarkon ujërat e trupit. Madje sipas studimeve tani, ecja e lehtë ose ajo malorja që bëjmë në pistë, është ajo që djeg dhjamin më shumë.