Zëvendësohet Dritan Rreshka, pas ngecjes në rrjetën e Vettingut. Genti Qano do të jetë drejtues i komanduar në krye të Prokurorisë së Tiranës. Ky emërim pasoi mbetjen bosh të këtij pozicioni. Drejtuesi tjetër i komanduar Rreshka u shkarkua dje nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pasi nuk justifikonte pasurinë e deklaruar.