Aktualitet

Gentian Osmani del para Vettingut, ja çfarë thotë KPK për pasurinë e tij

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi pasditen e sotme seancën dëgjimore për prokurorin e Krimeve të Rënda, Gentian Osmani. Trupi gjykues i përbërë nga Firdes Shuli, Roland Ilia dhe Pamela Qirko konstatuan se deklarimi i  pasurisë është i saktë. Hetimi ndaj tij është kryer për të tre kriteret, atë të pasurisë, pastërtinë e figurës dhe aftësive profesionale. Gjithsesi vendimi per Gentian Osmanin do te jepet më 2 korrik, ora 15:00.