Gossip Showbiz

George dhe Amal Clooney presin miqtë VIP në vilën luksoze buzë Liqenit Como!

George Clooney dhe bashkëshortja e tij, Amal, kanë hapur dyert e vilës së tyre madhështore buzë Liqenit Como për një grup miqsh të famshëm nga Hollivudi.

Çifti, së bashku me binjakët e tyre tetëvjeçarë, Ella dhe Alexander, u nisën me varkë nga rezidenca e tyre Villa Oleandra për një drekë në resortin ekskluziv Villa d’Este.

Në mesin e të ftuarve ishin aktori Adam Sandler, regjisorja Greta Gerwig me bashkëshortin Noah Baumbach, si dhe fituesit e Oscar-it Jim Broadbent dhe Laura Dern.

Gjithashtu, morën pjesë aktorët Billy Crudup, Grace Edwards, Patrick Wilson dhe Eve Hewson, vajza e këngëtarit të U2, Bono, ndërsa aktorja italiane-gjermane Alba Rohrwacher ishte e vetmja “lokale” në grup.

Pas qëndrimit në Como, Clooney-t dhe miqtë e tyre pritet të udhëtojnë drejt Festivalit të Filmit në Venecia.

Villa Oleandra, e blerë nga George Clooney në vitin 2002 për vetëm 10 milionë euro, sot vlerësohet mbi 100 milionë dollarë.

Përveç vlerës financiare, rezidenca ka rëndësi të veçantë për aktorin, pasi aty u takua për herë të parë me Amal-in në vitin 2013.

Me 25 dhoma dhe një histori të pasur mikpritjeje për yje të Hollivudit, vila është kthyer prej kohësh në simbol të luksit dhe elegancës në Como.

Përveç pronës së famshme italiane, George dhe Amal Clooney zotërojnë edhe rezidenca të tjera në Francë, Britani dhe Los Angeles.