Gossip Showbiz

Pse Amal Clooney ua merr telefonat mysafirëve kur vijnë për vizitë në shtëpi?

Amal Clooney ka folur hapur për përpjekjet e saj për të mbrojtur privatësinë e familjes, duke treguar masat që merr për të krijuar një mjedis të sigurt dhe të qetë në shtëpinë e saj.

Në një intervistë për “Glamour”, aktivistja dhe avokatja e të drejtave të njeriut, e martuar me aktorin George Clooney dhe nënë e binjakëve 8-vjeçarë, Ella dhe Alexander, rrëfeu se gjatë vizitave në shtëpinë e tyre, telefonat e mysafirëve mblidhen në një shportë të posaçme.

Krijimi i hapësirave private është bërë gjithnjë e më i vështirë. Por kjo është arsyeja pse ne argëtohemi shumë në shtëpi. Tani kam një shportë telefonash që e përdor për t’ua marrë telefonat të gjithëve!

Amal theksoi se vendosja e kufijve është thelbësore për të ruajtur marrëdhënie të sinqerta dhe për të mbrojtur fëmijët nga ndërhyrjet e botës së jashtme.

Ne nuk i ekspozojmë fëmijët tanë. Asnjëherë nuk kemi publikuar foto të tyre apo ndarë momente private me publikun

Që prej martesës në Itali në vitin 2014, Amal dhe George Clooney kanë qenë shembull i një çifti të përkushtuar ndaj familjes.

Ata kujdesen që çdo projekt profesional të përshtatet me ritmin dhe nevojat e jetës familjare, duke u siguruar që binjakët të jenë gjithmonë përparësia e tyre.

Rrëfimi i Amal është një mesazh i qartë për rëndësinë e ruajtjes së privatësisë në një botë gjithnjë e më të ekspozuar.