Gossip Showbiz

Georgina Rodriguez shkëlqen në Venecia me unazën 3 milionë dollarë, po çanta sa i kushton?

Georgina Rodriguez, e fejuara e Cristiano Ronaldos, ka tërhequr sërish vëmendjen me unazën e saj madhështore të fejesës, me vlerë rreth 3 milionë dollarë.

Modelja 31-vjeçare, me origjinë argjentinase-spanjolle, u pa të hënën në Venecia, ndërsa po nisej drejt aeroportit, duke mos i shpëtuar objektivave të fotografëve.

E veshur thjesht me xhinse dhe një bluzë, Georgina mbante në dorë një çantë luksoze Hermes Birkin prej lëkure krokodili, me vlerë 115 mijë dollarë, por sytë e të gjithëve u përqendruan te diamanti gjigant 30-karatësh.

Partnerja e yllit portugez, 40-vjeçarit Cristiano Ronaldo, ishte në qytetin italian për të marrë pjesë në Festivalin e 82-të Ndërkombëtar të Filmit në Venecia.

Ajo bëri një paraqitje të paharrueshme në tapetin e kuq gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve “Filming Italy Venice Award”, ku shfaqi me krenari unazën dhe një koleksion tjetër bizhuterish me diamante.

Ndërsa në mbrëmje u shfaq me një fustan elegant të zi, në aeroport Georgina preferoi një stil minimalist, të kompletuar me syze dielli Celine.

Propozimi i Ronaldos, i bërë muajin e kaluar, ka qenë një nga momentet më të komentuar në rrjetet sociale, duke ndezur kureshtjen për dasmën e çiftit më të famshëm të botës së futbollit dhe modës.