Pasditja e sotme ka qenë e mbushur me dinamika dhe të pathëna nga banorët e shtëpisë më të ndjekur në vend. Përmes valëve të Top Albania Radios ata kanë intervistuar dhe biseduar me njëri tjetrin. Kanë folur për emocionet e finales, nominimi i Gertës dhe Rozanës për finale, histori personale dhe shumë humor.
Sigurisht që nuk kanë munguar dhe analizat e lojës së njëri tjetrit, apo mendimi i tyre rreth situatave në lojë.
Gjatë intervistës me Gjestin dhe Loredanën, Gerta ka zbuluar një nga strategjitë e lojës së Rozanës duke thënë:
Nënën dhe babain e saj, i ka sjellë ajo që ta përdori si pjesë të historisë së saj… Ka dashur të shesë atë si histori… i ka përmendur enkas në një bisedë që më pas ta thotë si histori dhe.. jo ta shesë, se fjalë e rëndë… por ta përdori për lojën e saj, për empatinë e publikut
Loredana ka vijuar duke i dalë në krah Gertës duke pohuar se ajo nuk ka ndërhyrë kurrë mea saj dhe Jozit, dhe në momentet që ka hyrë ka qenë për mirë. Por ajo çka i ka bërë përshtypje Loredanës ishte se pse Gerta është bërë pjesa e dinamikave të çiftit Egli-Gjesti dhe Laert-Valbona. Ajo u përgjigj duke shprehur se:
Valbona më ka sulmuar e para…