“Big Brother VIP Albania”, live nga shtëpia, ka qenë tepër interesant me pyetje dhe dinamike intriguese. Me moderatorë të zotë si dhe të ftuar mjaft interesantë.
Në pjesën e fundit të emisionit, ku në krye ishin Danja dhe Egli, me të ftuar Laertin dhe Rozanën, u fol për ndjenjat e gjithsecilit rreth finales dhe nominimi i fortë për rrugën drejt finales mes Gertës dhe Rozanës.
Por nuk munguan as pyetjet personale, ku Egli iu drejtua Laertit për të shpjeguar më qartë rreth marrëdhënies së tij me ish-banoren, Valbona Mhilli, e cila ishte në një nominim kokë më kokë me banorin, zgjedhje po e tija.
Aktori shprehu ndjesitë e tij dhe se sa e vështirë ka qenë për të qëndrimi në shtëpi pas largimit të Valbonës dhe arsyeja pse e bëri.
Ditët e fundit, kur mora atë vendim… Marrëdhënie, ashtu siç është dëgjuar në shtëpi, është karakterizuar madje dhe herën e fundit si e pashëndetshme… Duhet të ndaja lojtarin nga njeriu. Nuk do të doja kurrë të vinte ky moment, Valbonës i kërkoj shumë ndjesë që ndodhi kjo gjë.